Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 644 mijë
Sharr Travel

Afrikë, rastet me COVID-19 tejkalojnë shifrën 644 mijë

Të paktën 14.044 persona humbën jetën nga komplikimet e lidhura me virusin në 54 vende të kontinentit, ndërsa numri i të shëruarve arriti në 334.547.

Numri i personave që janë testuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) në kontinentin afrikan ka arritur në 644.205, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Qendrat afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve (CDC), të paktën 14.044 persona humbën jetën nga komplikimet e lidhura me virusin në 54 vende të kontinentit ndërsa numri i të shëruarve arriti në 334.547.

Rreth 322 mijë infeksione u regjistruan në Afrikën Jugore, Afrika e Veriut regjistroi 130.200 raste, Afrika Perëndimore regjistroi 100.800 raste, Afrika Lindore 50.100 dhe Afrika Qendrore 41.100 raste.

Sa i përket numrit të vdekjeve, Afrika e Veriut shënoi 5.600 viktima, Afrika Jugore 4.700, Afrika Perëndimore 1.600, Afrika Lindore 1.300 dhe Afrika Qendrore 839.

Në Afrikën Jugore janë shëruar 164.700 pacientë, në Afrikën Perëndimore 61.300 pacientë, në Afrikën e Veriut 26.300, në Afrikën Lindore 26.300 pacientë dhe në Afrikën Qendrore 23.600 pacientë.