Përmbytje në Itali, dy të vdekur
Sharr Travel

Përmbytje në Itali, dy të vdekur

Shiu i dendur mbrëmjen e së mërkurës shkaktoi përmbytje në Palermo, kryeqyteti i rajonit autonom të Sicilisë.

Së paku dy persona kanë humbur jetën në jug të Italisë si pasojë e përmbytjeve, bënë të ditur sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency.

Shiu i dendur mbrëmjen e së mërkurës shkaktoi përmbytje në Palermo, kryeqyteti i rajonit autonom të Sicilisë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Kryebashkiaku Leoluca Orlando tha se në qytet ra sasia më e madhe e shiut në historinë e tij në vetëm dy orë.

Ai tha se sasia e reshjeve ishte e barabartë me reshjet në barazvlerë të një viti.