Indonezi, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet
BKT
   Bota

Indonezi, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet

Nga Agjencia kombëtare për zbutjen e katastrofave (BNPB) thuhet se në rrjedhë është kërkimi për së paku 69 persona.

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura që përfshinë Sulawes-in Jugor në Indonezi humbën jetën të paktën 25 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Agjencia kombëtare për zbutjen e katastrofave (BNPB) thonë se në rrjedhë është kërkimi për së paku 69 persona.

Në njoftim thuhet se nga reshjet e dendura është shkaktuar dalja nga shtrati i lumit Masamba në Luwuu Verior dhe se janë gjetur kufomat të edhe 9 personave që humbën jetën nga përmbytjet.

Përmbytjet raportohet se prekën rreth 16.000 persona ndërsa 2.949 të tjerë u evakuuan.

Më tej thuhet se 19 persona janë lënduar për shkak të përmbytjeve ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.