Shteti australian Viktoria shënon rekord ditor të rasteve me COVID-19
Numri i infeksioneve totale në vend ka shkuar në mbi 11 mijë me 428 rastet e reja në 24 orët e fundit.
Shteti Viktoria në jug të Australisë sot raportoi 428 raste të reja të koronavirusit (COVID-19), numri më i lartë i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas ABC News, shteti regjistroi edhe tre vdekje të reja gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 116.
"Nuk përfundon këto. Shkon edhe më keq se kaq. Do të jenë dhjetëra individë që do të kërkojnë shtrimin në spital nga këta 428 njerëz", njoftoi ABC News duke cituar kryeministrin e shtetit, Daniel Andrews.
Brett Sutton, shefi i shëndetësisë së shtetit e cilësoi numrin e ri të lartë si "një tragjedi ditore".
Të enjten, shteti më i populluar i vendit raportoi 317 raste të reja me gjithsej 4.500 infeksione.
Banorëve të shtetit nuk u lejohet të hyjnë në provincat tjera, përveç me miratim nga autoritetet.
Me infeksionet e reja, numri i rasteve në Australi u rrit në 11.233, tregojnë të dhënat e Universitetit "Johns Hopkins" me qendër në SHBA.























