Twitter sheh rënie të vlerës prej 1.3 miliardë dollarë
BKT
Tech

Twitter sheh rënie të vlerës prej 1.3 miliardë dollarë

Twitter pësoi rënie të vlerës së tregut të enjten, pasi një “goditje” e përhapur synoi llogari të mëdha në platformë, përfshirë atë të Barack Obamas, Kim Kardashian, Bill Gates, Apple, Uber dhe Elon Musk.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksionet e Twitter ranë me më shumë se 4% në tregtimin e paravendosur, duke “fshirë” afërsisht 1.3 miliard dollarë në vlerën e tregut.

“Goditja” e llogarive thuhet se ishte pjesë e një mashtrimi të dukshëm të kriptovalutave – pasi u prekën llogaritë e profilit të lartë.

Siç thuhet më tej, hakerët postuan vazhdimisht mesazhe duke u bërë thirrje njerëzve të dërgonin 1000 dollarë në bitcoin dhe duke premtuar se do të dyfishonin fitimet e tyre.

Disa llogari u komprometuan për më shumë se një orë para se Twitter të merrte kontrollin.

Një gjë e tillë thuhet se paraqet një kërcënim për reputacionin e Twitter sesa një rrezik për të ardhurat nga reklamimi i afërt, kanë vlerësuar analistët. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Tech