Biden paralajmëron për ndërhyrje të Rusisë dhe Kinës në zgjedhjet amerikane
BKT
   Bota

Biden paralajmëron për ndërhyrje të Rusisë dhe Kinës në zgjedhjet amerikane

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Bide, ka thënë të premten se ka marrë informacione nga shërbimet inteligjente dhe se Rusia është duke i vazhduar përpjekjet për të ndërhyrjë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ish-nënpresidenti amerikan gjithashtu tha se edhe Kina është duke kryer aktivitete që kanë për qëllim të humbet besimi në rezultatin e zgjedhjeve. Këtë deklaratë ai e dha gjatë një organizimi për mbledhjen e fondeve përmes internetit për fushatën zgjedhore.

“E dimë nga e kaluara dhe ju garantoj se e di tash, sepse jam duke marrë të dhëna përsëri. Rusët janë ende të angazhuar në përpjekjet për delegjitimimin e procesit tonë zgjedhor. Fakt”, tha Joe Biden.

Ai paralajmëroi se nëse Rusia vazhdon të ndërhyjë, do të paguajë një çmim të vërtetë, nëse i fiton zgjedhjet kundër republikanit Donald Trump, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Biden e ka akuzuar presidentin Trump pas raportimeve se nuk i lexon fare raportet e organeve të inteligjencës.

Disa agjenci amerikane të inteligjencës kanë zbuluar se Rusia kishte ndërmarrë veprime për ta ndihmuar presidentin e tanishëm amerikan gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.