Në Korenë e Jugut me COVID19 janë infektuar 98 ushtarë e qytetarë amerikanë
"Përkundër rasteve të konfirmuara, USFK mbetet në nivel të lartë të gatishmërisë me më pak se 1 për qind të anëtarëve të tij të shërbimit me detyrë aktive që aktualisht janë konfirmuar pozitiv për COVID-19".
Së paku 98 ushtarë dhe qytetarë amerikanë kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) në Korenë e Jugut që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency.
Forcat amerikane në Kore (USFK) njoftuan se gjashtë ushtarë amerikanë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u infektuan me virusin pas ardhjes në Korenë e Jugut mes 12 dhe 15 korrikut.
"Përkundër rasteve të konfirmuara, USFK mbetet në nivel të lartë të gatishmërisë me më pak se 1 për qind të anëtarëve të tij të shërbimit me detyrë aktive që aktualisht janë konfirmuar pozitiv për COVID-19", thuhet në deklaratë.
USFK pohoi se nuk ka ndonjë rast të brendshëm me COVID-19 në bazën e tyre ushtarake që nga muaji prill.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut, të paktën 98 anëtarë të shërbimit të USFK-së janë prekur që nga shpërthimi.
Shumica e rasteve të raportuara në korrik janë të importuar.
Ndërkohë, Koreja e Jugut raportoi 26 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.771, përfshirë 296 vdekje. Nga rastet e reja, 22 janë të importuar.























