Koronavirusi: Vaksina e Oksfordit mund ta trajnojë sistemin imunitar
BKT
   Bota

Koronavirusi: Vaksina e Oksfordit mund ta trajnojë sistemin imunitar

Një vaksinë kundër koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit duket e sigurt dhe e trajnon sistemin imunitar.

Testimet që përfshinin rreth 1,077 njerëz treguan se injeksioni çoi në krijimin e antitrupave dhe qelizave të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin.

Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë herët të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe testime më të mëdha janë duke u zhvilluar.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 100 milion doza të vaksinës.