Iran, dhjetëfishohen rastet me COVID-19 te fëmijët me autizëm
BKT
   Bota

Iran, dhjetëfishohen rastet me COVID-19 te fëmijët me autizëm

"Në valën e parë të COVID-19, numri i rasteve te fëmijët me autizëm ishte i vogël, por me ardhjen e valës së dytë, numri i rasteve te këta fëmijë u rrit dhjetëfish në gjithë vendin", tha kryetarja e Shoqatës së Autizmit të Iranit.

Kryetarja e Shoqatës së Autizmit të Iranit, Saeedeh Saleh Ghaffari, tha se në kohën kur vendi po përjeton valën e dytë të koronavirusit të ri (COVID-19), numri i rasteve me virusin është rritur dhjetëfish te fëmijët me autizëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në valën e parë të COVID-19, numri i rasteve te fëmijët me autizëm ishte i vogël, por me ardhjen e valës së dytë, numri i rasteve te këta fëmijë u rrit dhjetëfish në gjithë vendin", tha Gaffari për agjencinë zyrtare të lajmeve të Iranit IRNA.

Ajo theksoi se situata në fjalë rrit problemet e familjeve me fëmijë me autizëm.

"Ky problem bëhet më i vështirë për familjet e fëmijëve me autizëm të përparuar të cilët nuk mund të kujdesen për veten e tyre. Disa qendra shëndetësore nuk i pranojnë këta fëmijë", tha Ghaffari.

Gaffari vuri në dukje se muajin e kaluar janë identifikuar 35 fëmijë autikë të cilët janë infektuar me COVID-19 në Teheran.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në gjithë vendin.

Deri më tani, Irani ka raportuar 14.405 viktima dhe 276.202 raste me COVID-19.