Vijon trendi i rënies së numrave të Covid-19 në Itali
BKT
   Bota

Vijon trendi i rënies së numrave të Covid-19 në Itali

Italia ka raportuar 129 raste të reja me koronavirus përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të martën.

Ndërkaq, sa i përket numrit të viktimave, shteti evropian ka raportuar 15 jetë të humbura nga Covid-19 përbrenda periudhës një-ditore.

Numri i përgjithshëm i viktimave me virusin korona në Gadishull ka përshkuar shifrën 35.073.

Vendi aktualisht ka 12,248 raste aktive me virusin që rrjedh nga familja SARS-Cov2.