14:26 / 22.07.2020
Afganistan, 7 policë të vdekur nga sulmi i talebanëve
Zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Jamal Nasir Barakzai tha se militantët kryen sulm ndaj stacionit policor në Melid Puru, në distriktin Tahta Pul.
Në sulmin e talebanëve ndaj një stacioni policor në Kandahar të Afganistanit, humbën jetën 7 policë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Jamal Nasir Barakzai tha se militantët kryen sulm ndaj stacionit policor në Melid Puru, në distriktin Tahta Pul.
Gjatë sulmit kanë vdekur shtatë policë ndërsa një është plagosur, tha Barakzai. Ai shtoi se gjatë përleshjeve që shpërthyen edhe talebanët pësuan dëme.
Talebanët nuk janë prononcuar lidhur me rastin.























