Rastet me COVID-19 në Afrikë tejkalojnë shifrën 750.000
Në kontinentin afrikan janë regjistruar 13.888 raste të reja, duke e rritur në 753.914 numrin e përgjithshëm të rasteve me COVID-19.
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 753.914 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin janë shënuar 13.888 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 753.914 numrin e rasteve, ndërsa me 314 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 15.779.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 5.368, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 4.399, në Algjeri 1.1000 vdekje.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 412.654.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me afër 381.798 raste, Egjipti me 89.078 dhe Nigeria me 37.801 raste.
Ndërkaq, nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Sejshelle, Eritre dhe Ugandë.























