Fëmijët kërcejnë nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit në një ndërtesë
BKT
   Bota

Fëmijët kërcejnë nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit në një ndërtesë

Dy fëmijë kanë arritur të mbijetojnë pasi u hodhën pothuajse nga 15 metra lartësi, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

Ngjarja është shënuar në qytetin Grenoble të Francës. Fëmijët që u hodhën nga lartësia, ishin të moshës 10 dhe tre vjeç, ndërsa sapo ranë u pritën nga një student 25 vjeçar i quajtur Athoumani Walid, i cili si pasojë mbeti me një krahë të thyer.

I riu ka thënë për mediat vendase se dëgjoi thirrjet për ndihmë të fëmijëve dhe në mënyrë instiktive u drejtua drejt atyre.

“Pashë dy fëmijë duke bërtitur. Ata ishin në dritaren e katit të tretë. Kishte shumë tym, flakë dhe shpërthime. Fëmijët u trembën, qanin gjatë gjithë kohës. Njëri nga fëmijët bërtiti dhe tha që nuk kemi çelësat për të dalë”, u shpreh Athoumani Walid.

Sakaq, raportohet se fëmijët nuk u dëmtuan nga ky incident, por vetëm se si pasojë e thithjes së tymit pësuan asfiksim për disa minuta.