Afrika e Jugut raporton 572 vdekje të reja nga COVID-19
Numri i vdekjeve u rrit në 5.940, me 572 vdekje të reja të raportuara, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus ka shkuar në 229.175.
Afrika e Jugut ka regjistruar mijëra raste të konfirmuara dhe vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, vendi raportoi pak më pak se 395 mijë raste të reja të koronavirusit.
Numri i vdekjeve u rrit në 5.940, me 572 vdekje të reja të raportuara, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus ka shkuar në 229.175.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, pandemia COVID-19 në mbarë botën ka marrë mbi 630 mijë jetë njerëzish.
Sipas Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, mbi 15 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, mbi 8.5 milionë e të cilëve janë shëruar.























