08:40 / 24.07.2020
Një raport i KE-së konstatoi rrezik të lartë për pavarësinë e mediave
Bullgaria është ndër shtetet, ku vëzhgohet rrezik i konsiderueshëm për shumëllojshmërinë е përmbajtjes mediatike, si dhe ndër ato, ku ka rrezik të madh nga ndërhyrja e biznesit dhe pronarëve në punën e mediave.
Këtë e tregon një raport për gjendjen e mediave evropiane për periudhën 2018-2019, i cili u prezantua sot nga Komisioni Evropian, cituar nga BTA.
Të dhënat për Bullgarinë konstatojnë gjithashtu një rrezik të madh për pavarësinë politike të mediave.























