Zemaj në Kirurgjinë Torakale: Asnjë pacient s’do të mbesë pa u trajtuar
BKT
Shëndetësi

Zemaj në Kirurgjinë Torakale: Asnjë pacient s’do të mbesë pa u trajtuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nga aty, ministri Zemaj u njoh nga afër me kushtet që po përballet kjo Klinikë.

Me këtë rast, Saudit Maliqi, drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, tha se janë në gatishmëri që asnjë nga të sëmurit mos të mbetet keq.

“Jemi këtu në një klinikë në te cilën bëhet trajtimi i personave me probleme kirurgjike. Ne sot jemi në gatishmëri me një staf të mirë që t’i përgjigjemi nevojave tona për sëmundje, t’i marrim masat ne mënyrë që asnjë nga të sëmurët mos të mbesin keq po të trajtohen në mënyrë adekuate. Në këtë klinikë trajtohen personat me kancerin e gjirit dhe  i mushkërive”, tha ai.

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se si ministri janë duke u kujdesur në kthimin e tërësishëm të shërbimeve për qytetarët, raporton EO.

“Po kujdesemi ne kthimin e tërësishëm të shërbimeve. T’i kanalizojmë veprimet tona, kjo klinikë i ka kapacitetet e veta. Lufta jonë nuk është vetëm kundër pandemisë por edhe avancimi i shërbimeve shëndetësore”, tha ai.

Valbon Krasniqi, drejtor i ShSKUK-së, tha se e ndjejnë obligim edhe në kohë pandemie që qytetarët të marrinë shërbimet kirurgjike.

“Ne kemi obligim edhe në kohë pandemie që të funksionojnë shërbimet kirurgjike”, tha ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi