RD e Kongos, gjenden 37 trupa pas përleshjeve të armatosura
Kufomat u gjetën në qytetin Pinga dhe rrethinën e tij në territorin Walikale, provinca Kivu Veriore pas përleshjeve që ndodhën midis dy fraksioneve të Mbrojtjes Nduma të Kongos.
Së paku 37 kufoma janë gjetur në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos (RDK) pas përleshjeve të armatosura, njoftoi sot një grup për monitorimin e konflikteve, transmeton Anadolu Agency.
Kufomat u gjetën në qytetin Pinga dhe rrethinën e tij në territorin Walikale, provinca Kivu Veriore pas përleshjeve që ndodhën midis dy fraksioneve të Mbrojtjes Nduma të Kongos (NDC-R).
NDC-R është një grup militantësh që vepron kryesisht në lindje të RD të Kongos.
Përplasjet u zhvilluan më 20 korrik në rajonin e pasur me burime, sipas gjurmuesit të sigurisë Kivu (KST), një projekt i përbashkët i Grupit Kërkimor të Kongos dhe Human Rights Watch.
E përditshmja lokale "Actualite.CD" raportoi se Forcat e Armatosura të Kongos (FARDC) morën kontrollin e qytetit dhe banorët që ishin arratisur nga zona filluan të kthehen në shtëpi.
Të enjten, Misioni i Stabilizimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në RDK (MONUSCO) premtoi se do të vazhdojë të mbështesë FARDC kundër grupeve të milicisë.
Sulmet ndaj civilëve në lindje të RD të Kongos janë rritur në muajt e fundit.























