Instagram me veçori për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar,SHBA e Irlandë
BKT
Tech

Instagram me veçori për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar,SHBA e Irlandë

Karakteristika quhet “Personal Fundraisers”, dhe paratë mund të dërgohen përmes një “afishe dhurimi” të re.

“Stickers” janë grafikë dinamikë që mund të futen në histori me imazhe dhe video. Afishet e mëparshme përfshijnë informacionin për vendndodhjen dhe sondazhet, të cilat përdoren për të marrë më shumë angazhim nga audienca në Instagram e një përdoruesi.

Do përdorues në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ka të drejtë të kërkojë dhurime dhe të dhurojë vetë, për sa kohë që janë mbi moshën 18-vjeç.

Testi po fillon në pajisjet Android dhe do të vijë tek përdoruesit e iPhone më vonë.

Mbledhësit e fondeve zgjasin 30 ditë dhe mund të zgjaten në intervalet 30-ditore. Në përfundim të procesit, paratë zhvendosen në një llogari të caktuar bankare.

Informacioni nga ata që kanë zgjedhur të dhurojnë mbetet i fshehur për publikun, por marrësi do të shohë emrin e tyre të përdoruesit, emrin në profilin e tyre dhe shumën që kanë dhuruar.

Ndërmarrja në pronësi të Facebook thotë se Personal Fundraisers do të jetë më e lehtë për t’u shpërndarë në Feed dhe Stories me kalimin e kohës.

Përdoruesit do të duhet të zgjedhin një fotografi, të zgjedhin një kategori fondesh (e cila përfshin lehtësimin e krizës, arsim, mjekësi, urgjencë personale dhe vullnetare) dhe të shtojë detaje. 


MË SHUME NGA Tech