Edhe një mjek i QKUK-së infektohet me koronavirus
BKT
Shëndetësi

Edhe një mjek i QKUK-së infektohet me koronavirus

Edhe një mjek në Kosovë është infektuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për mjekun e QKUK-së, Ali Lahu, i cili rezultatin pozitiv të testimit e ka konfirmuar vet me anë të një postimi në Facebook.

Ai tutje është shprehur se duke ushtruar profesionin, përveç kënaqësisë që të sjellë i njëjti, njeriu merr përsipër edhe rreziqet.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,shokë dhe pacientë,

Duke ushtruar profesionin, përveç kënaqësisë që ai të sjell, njeriu merr edhe rreziqet që ai mund të ofrojë në situata të caktuara.
Sot, nga IKSHPK mora konfirmimin që jam pozitiv në COVID-19.

Andaj, pas këtij rezultati vendosa të vetizolohem, ndonëse për momentin nuk kam asnjë shqetësim shëndetësor.
Për fund, miq të respektuar, virusi është kudo: në ne, mes nesh dhe rreth nesh, andaj mos e nënçmoni!
Ruani distancën, bartni maskën,mbani pastërtinë.
Shihemi së shpejti! Shëndet!


MË SHUME NGA Shëndetësi