12:52 / 26.07.2020
Makina godet këmbësorët në Berlin, të paktën 5 të lënduar
Departamenti i Zjarrfikësve i Berlinit tha në një postim në Twitter se disa nga këmbësorët pësuan lëndime të rënda dhe se për shpëtimin e tyre është angazhuar edhe një helikopter.
Të paktën pesë persona u lënduan në kryeqytetin gjerman Berlin herët në mëngjes pasi një makinë doli nga rruga dhe shtypi këmbësorët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi menjëherë pas orës 7:00 të mëngjesit në Hardenbergplatz të Berlinit, pranë stacionit të trenit të Kopshtit Zoologjik, raportoi agjencia e lajmeve DPA.
Departamenti i Zjarrfikësve i Berlinit tha në një postim në Twitter se disa nga këmbësorët pësuan lëndime të rënda dhe se për shpëtimin e tyre është angazhuar edhe një helikopter.























