Turqi, vdesin 5 ushtarë në një aksident trafiku
BKT
   Bota

Turqi, vdesin 5 ushtarë në një aksident trafiku

Së paku pesë ushtarë turq u martirizuan sot kur një autobus që i transportonte ata u rrokullis në provincën jugore të Mersinit.

Sipas autoriteteve lokale, shoferi i autobusit u shpall i vdekur në vend të ngjarjes. Ndërsa 10 të tjerë u plagosën dhe u transferuan në spitalin lokal, transmeton Anadolu Agency.

Autoambulancat janë dërguar në vendin e fatkeqësisë.