100 ditë pas rastit të fundit me koronavirus,detyrohet të izolohet ky qytet
BKT
   Bota

100 ditë pas rastit të fundit me koronavirus,detyrohet të izolohet ky qytet

Vietnami është vlerësuar si një histori suksesi sa i përket pandemisë. Që prej fillimit të daljes së rasteve të para me koronavirus në botë, qeveria vietnameze ndërmori masat e menjëhershme të mbylljes së kufijve.

Që prej fillimit të pandemisë, Vientami ka regjistruar vetëm 400 raste dhe deri tani asnjë vdekje. Mirëpo pas gati 100 ditë nga rasti i fundit në vend, së fundmi katër raste të reja janë shfaqur në Da Nang.

Duke qenë se ky qytet është një ndër qytetet më të vizituara nga turistët, qeveria u detyrua të izolojë qytetin për të shmangur rastet e tjera në vend. 

Kryeministri Nguqen Xuan Phuc, ditën e hënë urdhëroi banorët e Da Nang të ri-zbatojnë distancimin shoqëror dhe të mbyllin të gjitha shërbimet jo thelbësore.

Ai u shpreh se të gjithë banorët duhet të zbatonin këtë vendim të marrë të qeverisë për t’u kujdesur për veten dhe të afërmit e tyre.