18:55 / 28.07.2020
Mbi 35 mijë të vdekur nga koronavirusi në Itali
Italia ka raportuar 11 viktima të reja në 24-orët e fundit me Covid-19, duke çuar shifrën e përgjithshme të vdekjeve në 35,123, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të martën.
Njëashtu, vendi ka pasur edhe 181 raste të reja me koronavirus, duke çuar shifrën e përgjithshme në 246,488, shkruan la Republicca.
Gadishulli ka kryer 48,170 teste përbrenda një dite.
Ndër të tjera, shteti evropian aktualisht ka 12,609 raste aktive me virusin korona.























