Si të përgatitni reçel dhe lëng manaferrash?
Sharr Travel

Si të përgatitni reçel dhe lëng manaferrash?

Nuk ju nevojiten kurrfarë shtesash për reçel dhe lëng

Manaferrat janë ndër frutat më të mira të pasura me vitamina A, E, K dhe B, fibër, antioksidantë dhe flavonoidë që garantojnë një shëndet të mirë

Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten.

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 kg manaferra;
– 1,3-1,5 kg sheqer;
– 150 ml ujë.

Përgatitja:

Manaferrat lani mirë dhe kulloni në rrjetë. Qitni sheqerin në tenxhere, shtoni ujin dhe zini derisa të shpërthejnë flluskat të dendura.

Shtoni manaferrat. Zini në zjarr të ngadalshëm rreth një orë derisa shurupi të dendësohet.

Nga reçeli i ëmbël hiqeni shkumën. Mbuloni me leckë të njomur dhe lëreni të ftohet mirë.

Qiteni në kavanoza, mbylleni dhe vendosni në raft.

Lëng nga manaferrat:

Manaferrat e lara shtypni mirë me duar. Patjetër vishni doreza dhe kulloni nëpër sitë apo ndonjë kullore më të madhe.

Shtoni sheqer sipas dëshirës, përzieni dhe qiteni në shishe.

Pasterizoni në furrë në 90 gradë Celsius për 90 minuta. Kur të ftohet, vendosni në rafte.

Manaferrat mund t’i kulloni edhe në aparat të lëngjeve…

Shurup nga manaferrat:

Në një litër lëng të kulluar të dendur shtoni 1 kg sheqer, bashkoni mirë dhe lini të vlojë.

Hiqni shkumën dhe qitni në shishe me mbyllës metalik. Mbyllni mirë.

Mundeni edhe t’i pasterizoni në mënyrë që kapakët të nxjerrin jashtë ajrin.

Lëngun mund ta ëmbëlsoni me mjaltë, nëse dëshironi të shmangni sheqerin./telegrafi