Receta më e mirë për bakllava me kanellë dhe arra – gatuhet lehtë
Sharr Travel

Receta më e mirë për bakllava me kanellë dhe arra – gatuhet lehtë

Nëse vendosni të gatuani këtë ëmbëlsirë, keni parasysh që më së miri është që të qëndrojë në një natë pas gatimit.

Bakllavaja e mirë lë një shije të mahnitshme në gojën tuaj, nuk duhet të jetë as e rëndë, as shumë e ëmbël, përkundrazi duhet të jetë mjaft e ‘lehtë’

Përbërësit:

– 250 g petë për mbështjellje;
– 200 g arra të bluara;
– 100 g arra të grira;
– 2 lugë sheqer;
– 1 lugë kanellë.

Përbërësit për lyerje:

– 150 g gjalpë.

Sherbeti:

– 4 dl ujë;
– 250 g sheqer;
– 50 g mjaltë;
– lëng nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Arrat e bluara dhe të grira bashkoni, shtoni sheqerin dhe kanellën. Gjalpin shkrijeni në zjarre të ulët.

Petët për mbështjellje lyeni me gjalpë, bashkoni nga dy petë dhe në të dytën përhapni fillin nga arrat (petë-gjalpë-petë-gjalpë-arra…).

Kur i përgatisim në këtë mënyrë të gjithë 250 g petë, i bëjmë role të forta në formë rolate nga ana e shkurtër e brumit.

Priten në feta, lyhen me gjalpë dhe radhiten të lyera me gjalpë në enë për pjekje afër njëra-tjetrës.

Bakllavanë piqeni në furrën e nxehur në 180 gradë Celsius 25 – 30 minuta. Ftoheni.

Sherbeti:

Ujin, sheqerin dhe mjaltin zieni në zjarr mesatar rreth 10 minuta, shtoni lëngun e limonit dhe derdheni sipër ëmbëlsirës së ftohur.

Ju bëftë mirë/telegrafi