07:06 / 30.07.2020
Ish-ambasadori britanik në Ankara, Richard Moore, emërohet shef i MI6
Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Ankara, Richard Moore, është emëruar si kreu i ri i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6
Ministria e Jashtme britanike tha në një deklaratë se kryeministri Boris Johnson emëroi Richard Moore-in si shef i ri i shërbimit të inteligjencës së jashtme britanike MI6.
Siç thuhet, Moore, i cili aktualisht po ushtron detyrën e "Drejtorit Politik" në Zyrën e Jashtme Britanike, do të fillojë detyrën e re në vjeshtë.
Moore shërbeu si ambasador i Britanisë në Ankara në vitet 2014-2017.























