Hong Kongu skualifikoi 12 kandidatë nga zgjedhjet
Një zëdhënës i qeverisë së Hong Kongut tha se mbështet vendimin e komisionit rajonal të çështjeve zgjedhore për skualifikimin e 12 kandidatëve nga kampi i opozitës në zgjedhjet e Këshillit Legjislativ (LegCo).
Qeveria e Hong Kongut ka njoftuar se do të "skualifikojë" 12 ligjvënës nga zgjedhjet e ardhshme të asamblesë rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).
E përditshmja Global Times raportoi se një zëdhënës i qeverisë së Hong Kongut tha se mbështet vendimin e komisionit rajonal të çështjeve zgjedhore për skualifikimin e 12 kandidatëve nga kampi i opozitës në zgjedhjet e Këshillit Legjislativ (LegCo).
"Të 12 kandidatët nuk i plotësojnë kërkesat e zgjedhjeve të këshillit LegCo dhe për këtë arsye janë skualifikuar", tha zëdhënësi.
Këshilli ka 70 vende dhe zgjedhjet e fundit u mbajtën në shtatorin e vitit 2016. Zgjedhjet e reja do të mbahen në shtatorin e ardhshëm.
"Vendimi nuk ka asnjë lidhje me të ashtuquajturën censurë politike, kufizim të lirisë së shprehjes ose heqje të kandidaturës siç pretendohet nga disa njerëz", tha zëdhënësi, duke shtuar se "synon të sigurojë që zgjedhjet e këshillit LegCo të mbahen në mënyrë të rreptë në përputhje me Ligjin Themelor dhe ligjet e tjera të zbatueshme në mënyrë të hapur, të ndershme dhe të drejtë".
Ky hap vjen pothuajse një muaj pasi Kina zbatoi ligjin e sigurisë kombëtare në rajonin gjysmë-autonom.
Ligji i sigurisë kombëtare kriminalizon mendimet anti-kineze në rajonin i cili ka qenë një qendër biznesi që kur Britania e Madhe ia dorëzoi Pekinit në vitin 1997.
Vendimi i Kinës për të sjellë ligjin e ri nxiti protestat kundër qeverisë lokale, e cila veproi për të miratuar një projektligj ekstradimi, por më vonë u dobësua nën presionin e publikut.
Britania e Madhe, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re kanë pezulluar traktatin e ekstradimit me Hong Kongun pas zbatimit të ligjit të ri. Kina në mënyrë reciproke po ashtu pezulloi traktatin me tre nga katër shtetet.























