Uji me temperaturë dhome e vret koronavirusin brenda 72 orësh
Sharr Travel

Uji me temperaturë dhome e vret koronavirusin brenda 72 orësh

Sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët rusë, është vërtetuar se uji me temperaturën e ambientit vret koronavirusin brenda 72 orëve.

Studimi u realizua nga Qendra Shtetërore Kërkimore e Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR.

Në bazë të të dhënave të përfituara, thuhet se uji në temperaturën e vlimit vret plotësisht dhe menjëherë virusin Sars-CoV-2.

Po ashtu studimi ka dalë në përfundimin se në ujë virusi nuk ka aftësi për t’u shumuar.

Megjithatë, ai mbetet aktiv deri në 48 orë në sipërfaqe çeliku të pastër, linoleumi, qelqi, plastike dhe qeramike.

Sipas studimit, dezinfektuesit me klor kanë të njëjtin efektivitet, duke pastruar plotësisht sipërfaqet prej virusit brenda 30 sekondave./noa.al/


MË SHUME NGA Shëndetësi