Zvicër: Infeksionet e reja nga klubet e natës dhe restaurantet
Sharr Travel

Zvicër: Infeksionet e reja nga klubet e natës dhe restaurantet

Gjysma e infeksioneve që po raportohen në Zvicër, po rezultojnë të jenë infektuar në klube të natës apo në restaurante.

Një hulumtim i ri që ka dalë së fundmi nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, tregon se koronavirusi po përhapet nëpërmjet klubeve të natës, bareve dhe restauranteve.

69 përqind e të gjitha infeksioneve të reja gjatë dy javëve të fundit kanë ardhur në venden si pasojë e daljeve nëpër klube të natës.

Pak më shumë se 12 përqind vijnë nga një anëtar i familjes, ndërsa 8 përqind e infeksioneve vijnë nga personeli mjekësor.

Autoritetet zvicerane: ‘I hapëm baret dhe klube të natës shumë herët’, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.

Duke qenë se me 8 qershor, klubet e natës rifilluan punën por me kushtin që të mos pranojnë më shumë se 300 mysafir, ka rezultuar që të ketë shpërthim.

Të gjithë të pranishmit në klubin e natës u kërkohet akoma të mbajnë 1.5 metra distancë nga njëri-tjetri në çdo kohë.


MË SHUME NGA Bota