Ndërron jetë politikani nga Irlanda e Veriut fitues i Çmimit Nobel
John Hume ka pasur një pjesë të rëndësishme në historinë e afërm politike të vendit të tij, ndërsa ishte edhe ndër arkitektët e Marrëveshjes së Premtes së Mirë që përfundoi përleshjet 30-vjeçare në Ishullin e Irlandës.
Ka ndërruar në moshën 83-vjeçare politikani nga Irlanda e Veriut, John Hume, i cili ka fituar Çmimin Nobel të Paqes me rolin që ka luajtur në përfundimin e përleshjeve që kanë zgjatur 30 vite në Ishullin e Irlandës, transmeton Anadolu Agency.
"Me keqardhje të madhe njoftojmë se John Hume ka ndërruar jetën këtë mëngjes nga një sëmundje", thuhet në deklaratën e Partisë Social Demokrate dhe të Punës së Irlandës së Veriut (SDLP).
Hume është lindur në vitin 1937 në qytetin Derry të Irlandës së Veriut.
Ai ka pasur një pjesë të rëndësishme në historinë e afërm politike të vendit të tij, ndërsa ishte edhe ndër arkitektët e Marrëveshjes së Premtes së Mirë që përfundoi përleshjet 30-vjeçare në Ishullin e Irlandës, të nënshkruar në vitin 1998 mes Anglisë dhe Republikës së Irlandës.
Ish-lideri i SDLP, Hume, pas marrëveshjes paqësore të vitit 1998 kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe bashkë me David Trimble, lideri i Partisë Unioniste Ulster.























