Rusi, 79 të vdekur dhe 5.394 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Rusi, 79 të vdekur dhe 5.394 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 5.394 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 856.264 numrin e rasteve.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është 856.264, ndërsa ai i të vdekurve 14.207, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.394 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 856.264 numrin e rasteve. Ndërkohë me 79 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 14.207 numri i përgjithshëm i vdekjeve dhe me 3.420 të shëruar ka arritur në 653.593 numri i të shëruarve.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi ka rënë nga 0,7 për qind, në 0,6 për qind dhe tek 26,2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 693 raste të reja është rritur në 243.406 numri i rasteve ndërsa me 13 vdekje u rrit në 4.498 numri i viktimave.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 236 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 29 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Në kuadrin e masave për COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare dhe charter me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.