"Shkalla e të shëruarve nga COVID-19 në Indi është duke u përmirësuar"
BKT
   Bota

"Shkalla e të shëruarve nga COVID-19 në Indi është duke u përmirësuar"

Shkalla e të shëruarve në Indi është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe tani qëndron në 65,8 për qind.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Indi sot ka tejkaluar 1,8 milion, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifrat tani qëndrojnë në 1.803.695 raste dhe 38.135 vdekje.

Kryeministri i shtetit Karnataka në jug të Indisë, BS Yediyurappa, së bashku me vajzën e tij të dielën u shtruan në spital pasi u testuan pozitiv ndaj virusit. Ministri i Brendshëm Amit Shah po ashtu u testua pozitiv.

Këshilli indian i Kërkimeve Mjekësore në një deklaratë tha se deri të dielën 20.202.858 mostra në vend janë testuar për COVID-19. Prej tyre, 381.027 testime janë kryer vetëm të dielën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri më i lartë i rasteve është raportuar nga shtetet si Tamil Nadu, Maharashtra dhe Delhi. Shkalla e të shëruarve në Indi është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe tani qëndron në 65,8 për qind.

India ka numrin e tretë më të lartë të rasteve të COVID-19 në botë pas SHBA dhe Brazilit.

Pandemia e koronavirusit ka marrë jetën e më shumë se 688.000 personave në mbarë botën që nga shfaqja e saj në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar.