Spanjë, turizmi në kolaps, 97,7 % më pak të huaj si pasojë e COVID-19
BKT
   Bota

Spanjë, turizmi në kolaps, 97,7 % më pak të huaj si pasojë e COVID-19

Një kolaps prej mbi 97% për sa i përket mbërritjeve dhe shpenzimeve si pasojë e koronavirusit të ri, ka shkatërruar plotësisht sektorin e turizmit në Spanjë gjatë muajit qershor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, CNN raporton se në qershor vetëm 204 926 turistë të huaj kanë mbërritur në vend, 97,7% më pak se i njëjti muaj i një viti më parë.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet e tyre të përgjithshme kanë rënë 98,6%.

Në raport me qershorin 2019,  shpenzimet turistike janë ulur me 40,8% në 651 euro, ndërkohë që kohëzgjatja e qëndrimeve në vend është shkurtuar në një ditë nga 5 deri në shtatë ditë mesatarisht.

Duke përfshirë gjithashtu turistët vendas, totali për muajin qershor u rrit në 920 778 për një total prej 1 820 455 qëndrime gjatë natës.

Të dyja këto shifra përbëjnë më pak se 10% të totalit të vlerësuar në qershor të vitit të kaluar.

Sipas shoqërisë Statista, Spanja është ndër vendet ku ndikimi i koronavirusit në turizëm është ndjerë më së shumti sepse ky sektor kontribuoi me 14,3% të PBB-së vitin e kaluar.