11:44 / 04.08.2020
Belgjikë, konfirmohet vala e dytë e COVID-19, përjashtohen pasojat
Është e qartë se ka mbërritur vala e dytë e Covid-19, pasi numri i infeksioneve po rritet dhe nuk është një rritje e vogël, deklaroi sot Steven Van Gucht, president i komitetit shkencor për koronavirusin e Institutit belg të Shëndetësisë, Sciensano.
”Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë dhe si do të jenë kurbat”, shtoi ai.
”Megjithatë, kjo valë e dytë mund të mos ketë pasoja dramatike pasi masat e vendosura nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të funksionojnë”, theksoi Van Gucht.
Sipas Worldometer, Belgjika ka 70 314 raste dhe 9 850 viktima nga Covid-19.























