Kinë, për shkak të tajfunit Hagupit evakuohen mbi 380 mijë njerëz

Kinë, për shkak të tajfunit Hagupit evakuohen mbi 380 mijë njerëz

Tajfuni Hagupit është efektiv në Shangai, në rajonet Zhejiang dhe Fujian në lindje të vendit dhe se niveli i alarmit nga i verdhë është rritur në portokalli që është edhe niveli i dytë.

Për shkak të tajfunit Hagupit që është efektiv në rajonet dhe qytetet në lindje të Kinës evakuohen në vende të sigurta më shumë se 380 mijë njerëz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga qendra kombëtare e meteorologjisë së Kinës, tajfuni Hagupit është efektiv në Shangai, në rajonet Zhejiang dhe Fujian në lindje të vendit dhe se niveli i alarmit nga i verdhë është rritur në portokalli që është edhe niveli i dytë.

Për shkak të tajfunit që fryn me një shpejtësi 90 km në orë dhe që ka shkaktuar shira intensivë njoftohet se në Zhejiang janë evakuuar në vende të sigurta 381.375 persona. Gjithashtu në Fujian janë ndaluar udhëtimet e trenave, aktivitetet e ndërtimit dhe varkat e peshkatarëve janë tërhequr në breg.

Tajfuni pritet që të shkaktojë rrebeshe intensive brenda ditës edhe në Shangai.

Ndryshe nga viti i kaluar në vend këtë vit më shumë se tajfuni dhe shirat intensivë ndihet ndikimi i përmbytjeve. Gjithashtu po hapen portat e evakuimit në digat kryesisht në “Digën Tre Grykat” (Three Gorges Dam) të cilat janë ndërtuar mbi lumin Yangtze dhe të cilët kanë arritur në nivelin e mbushjes.

Në fatkeqësitë e përmbytjeve të ndodhura që nga qershori e deri më tani në Kinë kanë humbur ose kanë vdekur 141 persona. Për shkak të përmbytjeve 2 milionë njerëz në 24 rajone kanë mbetur të detyruar të braktisin vendet ku jetojnë.

Parashikohet se përmbytjet kanë shkaktuar një dëm prej 7 miliardë dollarë.