Egjipti, Bahreini dhe Jemeni regjistrojnë vdekje të reja nga COVID-19

Egjipti, Bahreini dhe Jemeni regjistrojnë vdekje të reja nga COVID-19

Egjipti, Bahreini dhe Jemeni raportuan vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Egjipti, Bahreini dhe Jemeni raportuan vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

- Egjipti

Sipas Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, gjatë 24 orëvë të fundit vdiqën 23 persona të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 94.640.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është 94.640, ndërsa numri i pacientëve të shëruar 44.066. 

- Bahreini

Në Bahrein u regjistruan 3 vdekje të reja nga virusi. Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 150, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 41.835.

Rreth 39.007 pacientë janë shëruar nga virusi. 

- Jemeni

Jemeni raportoi 2 vdekje të reja nga koronavirusi. Komiteti Kombëtar për Luftën kundër Koronavirusit njoftoi se numri i vdekjeve u rrit në 449 dhe numri i rasteve arriti në 1.734.

Ndërkohë edhe numri i pacientëve, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit, ka shkuar në 863.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, por SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura nga ky virus.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në të gjithë botën janë konfirmuar mbi 18,1 milionë raste me COVID-19, prej të cilave mbi 10,8 milionë janë shëruar dhe pothuajse 692 mijë kanë vdekur.