Sindikata e Shëndetësisë i kërkon presidentit të mos e nënshkruaj buxhetin

Sindikata e Shëndetësisë i kërkon presidentit të mos e nënshkruaj buxhetin

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) i është drejtuar me një letër të hapur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i kërkuar që të mos e nënshkruaj buxhetin e rishikuar dhe të aprovuar në Kuvend.

Në letren e tyre, FSShK-ja ka vlerësuar se gjatë rishikimit të buxhetit nuk janë marrë parasysh kërkesat e gjithë punëtorëve shëndetësorë.

“Bazuar në deklaratat tuaja në lidhje me mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të punëtorëve shëndetësorë, kërkojmë që urgjentisht t’ia ktheni në rishqyrtim Parlamentit të Kosovës, ligjin mbi buxhetin duke marrë parasysh kërkesat e FSSHK-së, të cilat janë: aprovimi i shtesës në pagë bazuar në katalogun e Ligjit të Pagave, hartimin e Ligjit të Pagave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese (me disa ndryshime), pagat jubilare bazuar në Kontratën Kolektive Sektoriale”, është thënë në letrën e FSShK-së drejtuar presidentit Thaçi.