428 të prekur me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

428 të prekur me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

Mbi 600 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në QKUK dhe spitalet e tjera të vendit, ku prej tyre të konfirmuar me COVID-19 janë 428 persona.

Informacione rreth gjendes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bazuar në raportin 24 orësh të ShSKUK’së, 17 janë në respiratorë, 33 me CPAP dhe 355 të tjerë me oksigjenoterapi.

Ndryshe, 225 raste të reja dhe 13 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9 mijë e 274, me gjithsej 269 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.