Liban, në Bejrut shpallet gjendje e jashtëzakonshme dyjavore

Liban, në Bejrut shpallet gjendje e jashtëzakonshme dyjavore

Pas shpërthimit të ndodhur dje në portin e Bejrutit në Liban, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes shpalli gjendje të jashtëzakonshme dyjavore në kryeqytet.

Në një deklaratë nga këshilli pas mbledhjes së kryer me ftesë të presidentit Michel Aoun, u theksua se është marrë vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dyjavore në Bejrut deri më 18 gusht.

Gjithashtu këshilli vendosi që ushtria të marrë përsipër detyrën për sigurinë në Bejrut, si dhe vendosjen e forcave të brendshme të sigurisë, forcave të armatosura në dogana, porte dhe aeroporte, njësitë e armatosura të mbrojtjes dhe të zjarrfikësve nën kontrollin e ushtrisë.

Në mesin e vendimeve të marra përfshihen gjithashtu edhe "lëvrimin e fondeve për spitalet për përballimin e shpenzimeve spitalore për të plagosurit, pagesën e dëmshpërblimit ndaj familjeve që kanë humbur të afërmit, furnizimin me grurë për shkak të dëmtimit të depove të grurit në shpërthim, përgatitjen e portit të Tripolit për vazhdimin e aktiviteteve të importit dhe eksportit, formimin e Komisionit të Lartë të Ndihmës nën koordinimin e ushtrisë së Libisë për përcaktimin e dëmeve të shkaktuara, sigurimin e strehimoreve për familjet që i janë shkatërruar shtëpitë dhe formimin e një fondi të veçantë për ndihmat që do të vijnë nga vendet e huaja".

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes më parë kryeqytetin Bejrut e shpalli zonë fatkeqësie.

Sipas të dhënave të fundit nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktë 100 persona, ndërsa janë plagosur mbi 4.000 të tjerë.

Kryeministri Hassan Diab për shkak të shpërthimit ditën e mërkurë e shpalli "ditë zie kombëtare", transmeton Anadolu Agency (AA).