"Shpërthimi në portin e Bejrutit shkaktoi dëme deri në 5 miliardë dollarë"

"Shpërthimi në portin e Bejrutit shkaktoi dëme deri në 5 miliardë dollarë"

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, tha se shpërthimi në Portin e Bejrutit shkaktoi dëme në një vlerë prej 3 deri në 5 miliardë dollarë.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve NNA në Liban, Abboud foli për herë të parë lidhur me koston që ka shkaktuar shpërthimi i fuqishëm që ndodhi dje në kryeqytet.

Guvernatori Abboud deklaroi se dëmi i shkaktuar arrin në një vlerë nga 3 deri në 5 miliardë dollarë.

NNA pak para shpërthimit njoftoi përfshirjen nga zjarri të depos numër 12 në të cilën ndodheshin lëndë plasëse në portin e Bejrutit. Ndërsa më pas në depo ndodhi shpërthimi i fuqishëm.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Libanit, Abbas İbrahim, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në një depo ku mbaheshin shpërthyesit e konfiskuar më parë.

Kryqi i Kuq i Libanit njoftoi se në shpërthimin e ndodhur në Bejrut humbën jetën 100 persona dhe u plagosën 4 mijë të tjerë.