Iran, 185 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Iran, 185 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Me 185 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 17.802, ndërsa me 2.697 raste të reja arrin në 317.483 numri i rasteve.

Me 185 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 17.802 numri i viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar në televizionin shtetëror, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se me 185 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka arritur në 17.802, ndërsa me 2.697 raste të reja arrin në 317.483 numri i rasteve.

Ajo shtoi se 4.129 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 274.932.

Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.587.083 teste për COVID-19.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.