Libani me plane alternative, do të përdor portet në qytetet Sidon dhe Tyre

Libani me plane alternative, do të përdor portet në qytetet Sidon dhe Tyre

Ministri Najjar tha se autoritetet libaneze kanë filluar të vendosin plane alternative për portin e Bejrutit, i cili do të marrë kohë për t`u rindërtuar.

Ministri i Çështjeve Publike dhe Transportit i Libanit, Michael Najjar, ka bërë të ditur se shpërthimi në Portin e Bejrutit ka shkaktuar dëme masive dhe ka shkatërruar shumicën e objekteve dhe depove të portit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për kanalin lokal libanez "LBC", Najjar tha se autoritetet libaneze kanë filluar të vendosin plane alternative për portin e Bejrutit, i cili do të marrë kohë për t'u rindërtuar.

"Ne do të varemi nga porti i Tripolit në veri të Libanit, pasi aktualisht jemi duke vlerësuar kapacitetin e tij së bashku me portet në Sidon dhe Tyre", tha Najjar.

Një zjarr në një depo që përmbante eksploziv në Portin e Bejrutit çoi në shpërthimin masiv që shkatërroi një ndërtesë tre-katëshe dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin dhe periferitë e tij.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Libanit, George Kettaneh, në një deklaratë për televizionin LBC të Libanit, tha se nga shpërthimi në Portin e Bejrutit kanë humbur jetën të paktën 100 persona, ndërsa janë plagosur mbi 4.000 të tjerë.

Ai tha se ende gjenden persona nën rrënoja, duke shtuar se kapaciteti i spitaleve në Bejrut është mbushur.

Kryeministri Hassan Diab për shkak të shpërthimit ditën e mërkurë e shpalli "ditë zie kombëtare".