Uka konsideron se gjendja me COVID-19 në Kosovë është më e rëndë

Uka konsideron se gjendja me COVID-19 në Kosovë është më e rëndë

Uka konsideron se gjendja me COVID-19 në Kosovë është më e rëndë sesa raportohet

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fitim Uka, ka thënë se situata me COVID-19 në Kosovë është më e rëndë se ajo që raportohet.

Edhe pse në Kosovë deri tash si pasojë e koronavirusit kanë vdekur 284 dhe vazhdimisht po raportohen më shumë se 200 raste të reja në ditë, sipas deputetit të Vetëvendosjes, gjendja reale është edhe më e rëndë.

“Ju them me sinqeritetin e plotë dhe me keqardhje se situata është shumë më keq sesa paraqitet, e sa realisht mund ta imagjinojmë. Kjo edhe për faktin e thjeshtë se ne sot testojmë shumë më pak sesa është testuar dikur. Testimi është reduktuar vetëm në testimin e atyre që tregojnë simptoma të ashpra dhe anashkalohen kontaktet totalisht dhe gjasat janë të mëdha që të kemi numër shumë më të madh të të infektuarve, sesa që raportohen për çdo ditë. Kjo ka bërë që të mbingarkohen të gjitha institucionet shëndetësore në Kosovë”, ka thënë Uka.(koha.net).