Hile për sallatën më të mirë greke: Sekreti është ky!

Hile për sallatën më të mirë greke: Sekreti është ky!

Sallata greke është e shijshme, freskon dhe gjallëron.

Bashkimi i perimeve dhe djathit i jep shije të mrekullueshme. Mirëpo, për t’u kënaqur me shijen e saj të përsosur është e nevojshme edhe që të “vidhni” disa finesa të kuzhinierëve të famshëm.

Kuzhinierja e famshme Nigella Lawson zbulon që sekreti qëndron në qepën e kuqe të marinuar.

▪ Ajo më parë qepën e pret në feta të holla, pastaj i qet rigon dhe piper të bluar.

▪ Pastaj i qetë sipër uthull vere dhe vaj ulliri.
▪ Enën e mbulon me folie transparente dhe e lë të qëndrojë dy orë ose më shumë.

Kjo procedurë i jep qepës shije të butë dhe aromatike.

Nigella në vend të trangujve përdor marajë në mënyrë që të mos ketë tepricë lëngu, ndërkaq domates së prerë për së gjati i hedh sheqer dhe kripë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 qepë;
– 1 lugë rigon;
– 1 lugë uthull vere;
– kripë;
– piper;
– 1 lugë e vogël sheqer;
– 200 ml vaj ulliri;
– 1 sallatë e vogël e gjelbër;
– 1 kokërr marajë;
– 125 gr ullinj të zinj pa bërthama;
– 400 gr djathë feta;
– ½ limoni.

Përgatitja:

▪ Qepën e prerë në feta të holla marinoje në përzierje vaji, djathi dhe rigoni dy orë.

▪ Pritni domaten në feta të holla dhe qitni pak kripë dhe sheqer.

▪ Pritni sallatën dhe marajën dhe qiteni në një enë dhe shtoni ullinjtë, djathin feta të thërrmuar, domaten, qepën e kuqe bashkë me erëzat dhe lëngun e gjysmë limoni.

▪ Përzieni butësisht dhe mirë dhe shërbeni.