Franca, Spanja dhe Greqia me numër në rritje të infektuarve me koronavirus
BKT
   Bota

Franca, Spanja dhe Greqia me numër në rritje të infektuarve me koronavirus

Franca, Spanja dhe Greqia kanë qenë në mesin e shteteve evropiane që kanë regjistruar rritje të rasteve të reja me COVID-19 të mërkurën, duke krijuar kështu frikën për një valë të dytë gjatë sezonit turistik, shkruan BBC.

Franca të mërkurën ka njoftuar se ka regjistruar 1695 raste të reja në 24 orët e fundit, shifra më e lartë e rasteve me COVID-19 për më tepër se dy muaj, duke çuar shifrën totale në 228.576.

Në Spanjë, u regjistruan 1772 të infektuar në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 305.767.

Ndërkohë në Greqi janë regjistruar 124 raste të reja në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 4973.

Ka filluar rritja e rasteve me koronavirus nëpër botë që kur shtetet filluan të zbusin masat kufizuese, masa që e kishin stopuar ekonominë.

Ndërsa qeveritë po mundohen të zbusin dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia, mbajtja e distancës sociale që është paraparë për të luftuar virusin po bëhet e vështirë që të aplikohet.