Izraeli regjistron mbi 1.600 raste të reja të virusit COVID-19

Izraeli regjistron mbi 1.600 raste të reja të virusit COVID-19

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, për herë të parë virusi në vend u zbulua më 21 shkurt dhe që nga ajo kohë numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 78.514, ndërsa ai i vdekjeve në 569.

Izraeli ka konfirmuar 1.689 raste të zbuluara me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe tre vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, për herë të parë virusi në vend u zbulua më 21 shkurt dhe që nga ajo kohë numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 78.514, ndërsa ai i vdekjeve në 569.

Në Izrael gjithsej 53.362 persona janë shëruar deri më tani.

Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të prekura nga virusi.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 18.8 milionë raste me COVID-19, prej të cilëve mbi 11.3 milionë janë shëruar, ndërsa pothuajse 708 mijë kanë vdekur.