Senegali kërkon ndihmën e ushtrisë në luftën kundër COVID-19

Senegali kërkon ndihmën e ushtrisë në luftën kundër COVID-19

Nga Ministria e Brendshme dhe Ushtria është kërkuar ndihmë për të monitoruar nga afër zbatimin e masave të tilla si vënia e maskës dhe distanca fizike në plazhe dhe tubime të tjera më të mëdha.

Autoritetet e Senegalit kërkojnë ndihmën e ushtrisë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar pas takimit të Këshillit të ministrave me të cilin kryesoi presidenti Macky Sall theksohet se vendi përdor të gjitha mjetet e disponueshme në luftën kundër pandemisë.

Theksohet rëndësia e vënies së maskës mbrojtëse, veçanërisht në transportin publik dhe hapësirën publike, me ç’rast u bë një apel të rinjve që të marrin një rol shumë më aktiv në luftën kundër virusit.

Nga Ministria e Brendshme dhe Ushtria është kërkuar ndihmë për të monitoruar nga afër zbatimin e masave të tilla si vënia e maskës dhe distanca fizike në plazhe dhe tubime të tjera më të mëdha.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit numri i rasteve me infeksion është rritur për 106 dhe arriti në 10.538. Numri i rasteve të vdekjes është më i madh për katër persona dhe tani ka arritur në 218, ndërsa deri tani janë shëruar 6.988 persona.

Presidenti Sall nga korriku filloi të lehtësojë masat epidemiologjike.

Megjithatë, ekziston frika nga vala e dytë e pandemisë për shkak të vizitave nëpër familje.


MË SHUME NGA Bota