Ivanka Trump mbledh 4 milionë $ për fushatën zgjedhore të babait të saj

Ivanka Trump mbledh 4 milionë $ për fushatën zgjedhore të babait të saj

Ivanka Trump ka mbledhur 4 milionë dollarë në aktivitetin e mbledhjes së donacioneve të zhvilluar për babain e saj Donald Trump nëpërmjet Zoom për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.

Ivanka Trump vajza e presidentit amerikan Donald Trump mblodhi 4 milionë dollarë për fushatën zgjedhore të babait të saj.

Ronna McDaniel, kryetarja e komisionit kombëtar të Partisë Republikane, në një deklaratë është shprehur se Ivanka Trump ka mbledhur 4 milionë dollarë në aktivitetin e mbledhjes së donacioneve të zhvilluar për babain e saj Donald Trump nëpërmjet Zoom për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.

Duke vënë në dukje se Ivanka Trump është një zë i mrekullueshëm për fushatën e rizgjedhjes të babait të saj, McDaniel tha se mbështetësit nga i gjithë vendi dëshirojnë të dëgjojnë më shumë nga Ivanka për çështje të ndryshme nga ekonomia e deri në fuqinë punëtore.

Ivanka Trump javën e ardhshme ka planifikuar të zhvillojë një aktivitet tjetër për mbledhjen e donacioneve në Wyoming.