Rritet numri i të vdekurve për shkak të stuhisë tropikale Isaias në SHBA

Rritet numri i të vdekurve për shkak të stuhisë tropikale Isaias në SHBA

Numri i të vdekurve u rrit në 9 me vdekjen edhe të 7 personave të tjerë, theksuan zyrtarët duke bërë të ditur se vazhdojnë trajtimet për personat e plagosur.

Rritet në 9 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të stuhisë dhe shirave intensivë që ka shkaktuar stuhia tropikale Isaias e cila është efektive në pjesën lindore të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët kanë njoftuar se shumë pemë janë shkulur dhe shumë shtëpi dhe biznese janë dëmtuar për shkak të stuhisë tropikale që është efektive në rajonet Maryland, Connecticut, Karolina e Veriut dhe Pennsylvani.

Numri i të vdekurve u rrit në 9 pasi humbën jetën edhe 7 persona, theksuan zyrtarët duke bërë të ditur se vazhdojnë trajtimet për personat e plagosur.

Për shkak të tornados së shkaktuar nga Isaias humbën jetën 2 persona në një parking në Karolinën e Veriut, ndërkohë që në të njëjtën zonë u plagosën edhe 20 persona që u dërguan në spital.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme, rreth 2,2 milionë banesa dhe biznese në rajonet lindore mbetën pa energji elektrike.

Ndërkohë vazhdojnë punimet për përcaktimin e dëmeve në rajonet ku stuhia është efektive.