Tetë të vdekur nga zjarri në një spital për COVID-19 në Indi

Tetë të vdekur nga zjarri në një spital për COVID-19 në Indi

Zyrtarët njoftuan se 45 pacientë janë transferuar në një spital tjetër, ndërsa kanë humbur jetën 8 persona prej të cilëve 3 gra.

Të pakën 8 persona kanë humbur jetë nga një zjarr që ka shpërthyer në një spital ku trajtohen të infektuarit me koronavirusin e ri (COVID-19) në shtetin Gujarat në perëndim të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të kanalit NDTV, në spitalin Shrey të qytetit Ahmedabad shpërtheu zjarr në orët e hershme të mëngjesit.

Zyrtarët njoftuan se 45 pacientë janë transferuar në një spital tjetër, ndërsa kanë humbur jetën 8 persona prej të cilëve 3 gra.

Zjarri është marrë nën kontroll, ndërsa shkaku mund të jetë një defekt në rrjetin elektrik.

Ndërkohë ka nisur edhe hetimi mbi incidentin.